BE do t’i dërgojë ndihma Sirisë përmes Turqisë

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka njoftuar se blloku së shpejti do të nisë një operacion për të ofruar 50 tonë metrikë (55 tonë amerikanë) furnizime shëndetësore në Siri.

Artikujt, të marra nga rezervat e BE-së në Dubai, do të transportohen me aeroplan në qytetin jugor të Adanas në Turqi, për t’u shpërndarë në Siri “në ditët e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të Komisionit.

Bëhet e ditur se 46 tonë metrikë furnizime të tjera do të dërgohen nga një rezervë në Danimarkë në qytetin turk të Adanas, nga ku do të shpërndahen në Siri nga UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan DW, përcjell Telegrafi.

Komisioni gjithashtu ka rritur fondet e tij për Sirinë për këtë vit me 4 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale humanitare në 163 milionë euro në vitin 2024.

“Rënia e regjimit të Assadit ofron shpresë të re për popullin sirian. Por ky moment ndryshimi mbart gjithashtu rreziqe dhe sjell vështirësi. Me situatën në terren kaq të paqëndrueshme, ndihma jonë për popullin e Sirisë është gjithnjë e më e rëndësishme”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne qëndrojmë me popullin e Sirisë”, shtoi ajo.

Ndryshe, von der Leyen do të udhëtojë në Turqi të martën për të diskutuar shpërndarjen e ndihmave humanitare me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share