BE dhe BP takohen në Athinë, Von der Leyen: Do të thyejmë barrierat mes rajoneve

BE dhe Ballkani Perëndimor takohen në Athinë. Me iniciativën e kryeministrit grek Mitsotakis ka nisur samiti me praninë edhe të drejtuesve të institucioneve evropiane Ursula von der Leyen dhe Charles Michel.

Në këtë takim marrin pjesë Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, por edhe Ukraina që përfaqesohet nga Presidenti Zelensky. Darkës informale i parapriu edhe disa takime dypalëshe që kryeministri grek zhvilloi me Zelenskyi-n dhe me disa nga liderët që marrin pjesë në të.

“Ne duhet t’i afrojmë shumë më shpejt miqtë tanë, anëtarët e mundshëm të BE-së. Ne do të vazhdojmë të thyejmë barrierat midis rajoneve tona”, shkroi Ursula von der Leyen në rrjetet sociale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tirana mbetet jashtë takimit ballkanik në Athinë. Presidenti Begaj, i cili ishte i ftuar, nuk shkoi për shkak të axhendës së përcaktuar me herët.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share