BDI: Moment kritik – Ndryshime kushtetuese tani! Dritarja për veprime vendimtare po ngushtohet…

Ka ardhur koha për të përmbushur premtimet e bëra ndaj qytetarëve tanë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë mbështetur rrugën Euro-Atlantike të vendit tonë, thonë nga BDI në një komunikatë për media.

“Zhvillimet e fundit, përfshirë edhe fillimin e afërt të negociatave me BE-në për Shqipërinë, tregojnë se dritarja për veprime vendimtare po ngushtohet – thuhet në reagimin e BDI-së. Skadimi i afatit për ndryshimet kushtetuese është një moment kritik – thonë nga BDI-ja. Ndryshimet kushtetuese nuk janë thjesht një detyrim ligjor; ato janë një detyrim moral dhe strategjik që siguron që vendi ynë të mbetet në rrugën e integrimit evropian – thonë nga BDI, duke potencuar se kjo parti mbetet e vendosur në pozicionin e saj: ndryshime kushtetuese tani! Përgjegjësia jonë nuk është vetëm ndaj votuesve tanë, por ndaj gjithë vendit. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vënë interesat e Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të saj në radhë të parë dhe të veprojnë në përputhje me aspiratat evropiane që na bashkojnë të gjithëve. Afati ka kaluar, por përgjegjësia mbetet. Koha për përgjigje të qarta dhe veprime vendimtare është tani” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share