BDI: VMRO është fabrikë për lajme të rreme dhe propagandë gebelsiane

VMRO DPMNE-ja opozitare tashmë me vite është shndërruar në fabrikë lajmesh të rreme dhe propagandë që i ngjason asaj të Gebelsit – akuzojnë sot nga BDI – duke shtuar më tej se nga opozita krijojnë një çështje inekzistente dhe e përsërisin derisa edhe ata vetë fillojnë ta besojnë, përcjell KlanM.

“Lajme të rreme për gjuhën shqipe, lajme të rrejshme për migrantët, për marrëveshjen e Prespës, për bullgarizim, për inflacionin, për Korridorin 8, për krizën energjetike, për pandeminë, për Danella Arsovskën, për gjoja korrupsion, si dhe shumë tema të tjera. Përveç lajmeve të rreme, VMRO-ja paralajmëroi qartë dhe zëshëm se i injoron të gjitha këshillat dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e rrugës europiane të vendit tonë. VMRO DPMNE planifikon të izolojë vendin dhe të kthejë shtetin e kapur”, thuhet në reagimin e BDI-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share