BDI NUMËRON SIÇ THONË DËSHTIMET E QEVERISË NË SEKTORIN E ARSIMIT
Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka shpalosur listën sic e quajnë nga kjo parti të dështimeve të koalicionit qeveritar në sektorin e arsimit. Akuzojnë koalicionin VLEN se nuk ka dije dhe takat të bëj më tepër për nxënësit dhe studentët shqiptar.
VLEN poashtu publikisht mashtroi se qeveria ka alokuar 35 milion eur për kampusin e Universitetit publik ‘Nënë Tereza’, deri më sot asnjë mjet i siguruar as në buxherin e Mash-it as në buxhetin e universitetit, e vërteta është se me rebalansin e buxhetit u zvogëluan vetëm mjetet për universitetet shqiptare.
VLEN poashtu i la fëmijet e Çashkes pa mesim dhe pa shkolle duke shkurtuar mjetet nga 8 milion denarë sa duhej të shpenzohen brenda vitit në disa dhjetëra herë më pak. Sot nxënësit mësojnë në mekteb dhe kjo paraqet largim institucional dhe sistemor të nxënësve shqiptarë nga shkollat, ngashëm si një periudhën 1988 në disa komuna shqiptare. Rikujtojmë se vitin e kaluar po këto nxënës mbanin mësim në shkollen ‘Todor Janev’, ku edhe duhet të jenë tani. Ministria e sportit dhe as Ministria e arsimit nuk përfshinë asnjë komune shqiptare për salla të sportit, as edhe Tetova nuk u perfshi në ndërtim të sallave të sportit. /tvklan.mk/