BDI: Vazhdon grumbullimi masiv i nënshkrimeve në përkrahje të kandidaturës së Bujar Osmanit për President të vendit

Bekim Neziri, Krytar i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega në Çair, shoqëruar nga shumë qytetarë dhe rinistë kanë nënshkruar sot në Njesinë Rajonale të KSHZ-së në përkrahje të kandidaturës së Bujar Osmanit për president të vendit.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet një prezencë masovike e qytetarëve të cilët shfaqin përkrahje ndaj Osmanit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin se po vazhdon grumbullimi masiv i nënshkrimeve në përkrahje të kandidaturës së Bujar Osmanit për President të vendit.

Gjatë ditës së sotme, qendrat e KSHZ-së në mbarë vendin janë vërshuar sërish nga një numër i madh i qytetarëve në Kumanovë, Likovë, Çair, Saraj, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe në çdo vend tjetër.

Sipas dinamikës së deritanishme, numri i nevojshëm prej 10.000 nënshkrimeve do të sigurohet gjatë këtyre dy ditëve, por procesin do ta lëmë të hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë në mënyrë shtesë të nënshkruajnë për kandidaturën më gjithëpërfshirëse në këto zgjedhje presidenciale, atë të Dr. Bujar Osmanit.

Nënshkrimet për kandidaturën e Bujar Osmanit nuk është vetëm akt formal zgjedhor, por edhe fillim i një kapitulli të ri që synon të përforcojë akoma më shumë demokracinë konsensuale dhe themelet e shtetit të barabartë për të gjithë, përmes ndryshimeve kushtetuese që do të mundësojnë zgjedhjen e Presidentit të parë shqiptar me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit, si dhe miratimin e amandamenteve nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë për ta vazhduar rrugën e integrimit tonë europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje deri te të gjithë qytetarët që me nënshkrimin e tyre të shprehin bindshëm vullnetin për të arriturën e madhe të rradhës, atë të Presidentit të parë shqiptar dhe vazhdimit të rrugës së integrimit tonë europian”, thonë nga BDI.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share