BDI tha se Izet Mexhitit i janë merrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit, nga LD sot nuk u prononcuan për rastin!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka denoncuar keqpërdorimin e detyrës zyrtare në Ministrinë e Mjedisit nga ministri Izet Mexhiti dhe stafi i tij, pas një inspektimi nga Inspektorati Administrativ.

Me vendimin e Inspektoratit, Mexhitit i janë hequr kompetencat dhe ata i janë transferuar Drejtorisë së Mjedisit, tash e udhëhequr nga një drejtor i emëruar nga VMRO-DPMNE.

BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) denoncon skandalin e rëndë që po ndodh në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një inspektimi të Inspektoratit për Administratë, është konfirmuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ministri Izet Mexhiti dhe stafi i kabinetit të tij. Ky institucion, i cili deri në mandatin e BDI-së drejtohej nga një kuadër shqiptar, tashmë është vënë nën kontrollin e një drejtori të emëruar nga VMRO-DPMNE.

Sipas vendimit, drejtori i ri është urdhëruar që të mos dërgojë asnjë dokument për nënshkrim në kabinetin e Mexhitit, përfshirë edhe sektorët kryesorë të ministrisë.

BDI

Me këtë vendim, drejtori i ri është urdhëruar që të mos dërgojë për nënshkrim në kabinetin e Mexhitit asnjë dokument nga sektorët kryesorë të ministrisë, përfshirë Sektorin e Natyrës, Ujërave, Mbetjeve, Mjedisit dhe Ndotjes Industriale. Këta sektorë përbëjnë mbi 70% të kompetencave të Ministrisë së Mjedisit, duke e bërë këtë akt një zhvillim të paprecedentë. Ky veprim erdhi si pasojë e ankesave dhe denoncimeve të shumta nga qytetarët dhe kompanitë, të cilët ishin kushtëzuar nga kabineti i Mexhitit që të jepnin ryshfet në këmbim të shërbimeve administrative.

Edhe pse gjatë ditës së sotme kishin paralajmëruar konferencë për media ku do të bëheshin publike qëndrimet e Mexhitit për këto akuza të BDI-së, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Nga LD-ja e Mexhitit thanë se për këtë temë do të prononcohen ditëve në vijim.

BASHKIM HASANI – LD

Kompania kosovare na ka bërë një trajnim të mrekullueshëm, edhe pse na ka lodhur fizikisht dhe mendërisht, dhe jemi të fokusuar vetëm për punën etrajnimit,  ndërsa për çështje politike besoj se do në ditën në vijim do të ketë deklarata.

Nga BDI kërkuar hetime të menjëhershme dhe marrjen e masave të nevojshme për luftimin e korrupsionit dhe shantazheve në administratën shtetërore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share