BDI: Qeveria monoetnike po zhbën Marrëveshjen e Ohrit “zbret përfaqësimin e drejtë nga 29.5% në 25%”

BDI: QEVERIA MONOETNIKE PO ZHBËN MARRËVESHJEN E OHRIT

Rreth ndryshimeve qw Andonovski paralajmwroi se do tw zbatohen tek “balancuesi” ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga kjo parti thonw se po injorohen të dhënat e regjistrimit të fundit që tregojnë se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë, kjo qeveri ka vendosur të rikthejë përqindjen nën 25%, bazuar në të dhënat e regjistrimit të 20 viteve më parë.

Ky veprim, sipas BDI-sw përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimit të përfaqësimit të drejte, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes
së Ohrit. BDI thotw mw tej nw komunikatw se humbësit e zgjedhjeve dhe partnerët e Stoilkoviqit, të kapur dhe të pafuqishëm, vëzhgojnë në heshtje por edhe aktivisht kontribuojnë në degradimin e përditshëm të pozitës së shqiptarëve. Kjo është pasojë e qartë e faktit se ata nuk janë përfaqësuesit e votuar të komunitetit shqiptar, por partneri i preferuar i VMRO DPMNEsë, duke vënë në plan të parë pozitat, edhe pse kanë marrë vetëm thërrime nga institucionet e zhveshura nga kompetencat./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share