Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e Ligjit për largimin e kazinove dhe bastoreve nga institucionet arsimore, përcjell tvklan.mk. Nga kjo parti thonë se po ndjekin me shqetësim debatin dhe fushatën, siç thuhet, kundër ligjit dhe në favor të monopolit të kësaj industrie.
“Fushata obstrukcioniste, bllokuese, shpifëse, negative dhe ofenduese nuk kaloi. Ligji për largimin e kazinove dhe bastoreve parasheh: largimin e bastoreve dhe kazinove 500 metra nga institucionet arsimore, mbron dhe ndalon të miturit nga përfshirja në lojërat e fatit, rrit të ardhurat në buxhet, nëpërmjet rritjes së tatimeve dhe çmimit të licencave, me të cilat ndihmohen kultura, sporti, mediat”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Më tej siç thuhet në reagimin e BDI-së, ky ligj ka qenë pjesë e programit të kësaj partie dhe të qeverisë./tvklan.mk