BDI Orizare: Jemi më të bashkuar se kurrë, personat e prezantuar në LD, nuk kanë qenë kurrë anëtarë të Këshillit të BDI-së!

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Orizare-Likovë, ka përgënjeshtruar informacionet se disa anëtarë të kësaj dege kanë kaluar në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit.

Në reagimin e tyre, BDI-Likovë theksojnë se asnjë nga persona e përmendur nga LD, nuk janë anëtarë të Këshillit të BDI-së.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq,

Sot në disa portale është përhapur lajmi se gjoja se Këshilli vendor i BDI të fshatit Orizare, komuna e Likovës i bashkohet Lëvizjes Demokratike.

Si Këshill i BDI-së së fshatit Orizare . ju bëjm me dije se asnjë nga personat e përmendura që kan kaluar në LD nuk jan antarë të Këshillit të BDI-së Orizare dhe se njoftimi i disa portalëve është i rrejshëm (Fake).

Këshilli i BDI-së, Orizare është më  i bashkuar se asnjher më parë dhe i përgatitur që në zgjedhejt e ardhshme  përmes fitorës së radhës, të gjithë atyre që përfituan nga BDI-ja, ti heshtin njëher e përgjithmon.

Nëndega e BDI-së Orizare

Kryetarë

Hamdi Sherifi /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share