BDI: Opozita shqiptare nuk braktis agjendën pro-ruse, kazinot i mban gjallë Mexhiti që nuk e votoi Ligjin

Përkundër thirrjeve për fushatë të qetë, demokratike dhe larg shpifjeve, opozita shqiptare vazhdon t’i shërbejë agjendave pro-ruse duke përdorë fjalor të pistë që nxit gjuhën e urrejtjes dhe dezinformon opinionin me shpifje të rënda.

Konkretisht, përfaqësues të Lëvizjes Demokratike sot i përsëritën shpifjet e demaskuara tashmë, duke akuzuar Presidentin në ardhje dhe strukturat tjera të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Shpifjet e përsëritura tregojnë se opozita e ndjen dhe është e sigurt në humbjen e thellë nga kandidati për president, dr. Bujar Osmani dhe Fronti Europian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë tashmë se ishte pikërisht opozita ajo që nuk e mbështeti propozim-ligjin për mbylljen e lojërave të fatit nëpërmjet dislokimit të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet publike, ose thënë shkurt – mbylljen e lojërave të fatit në vendbanimet e qyteteve të vendit.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe një herë i apelon opozitës dhe partive politike të zhvillojnë fushatë demokratike dhe evropiane, ndërsa shembull më të mirë e kanë presidentin në ardhje, dr. Bujar Osmani dhe Frontin Evropian.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe luftës hibride që po zhvillon Kremlini, ndërsa goditja më e mirë për Moskën dhe derivatet e saj, është mbështetja masovike më 24 prill dhe më 8 maj për Presidentin dr. Bujar Osmani dhe Frontin Europian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share