BDI: Opozita shqiptare ndanë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe sulmon mediat e gazetarët

Reagimi i plotë i BDI-së

Opozita shqiptare më në fund e ka kuptuar se më 24 prill dhe më 8 maj do të pësojë humbje të thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nëse deri më tani fajin për humbje nga BDI ia hidhnin njëri-tjetrit, tani akuzojnë edhe mediat dhe gazetarët nga Shqipëria dhe Kosova.

Madje, duke shpifur se janë shitur  për të mbrojtur BDI-në dhe akuzuar opozitën.

Adnan Azizi, Sekretari Organizativ i Lëvizjes Besa dhe eksponent i lartë i opozitës shqiptare shpif se “BDI po shpenzon miliona euro, para nga taksat e qytetarëve për të korruptuar analistë dhe gazetarë nga Kosova e Shqipëria, për të blerë mediumet vendore, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë nga humbja katastrofale që do i ndodh më 8 maj”.

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të thellë ndjek shpifjet dhe akuzat e pabaza ndaj çdonjërit që mendon ndryshe nga opozita, ndërsa fton të njëjtit të mos involvojnë struktura, personalitete, gazetarë dhe media nga Shqipëria dhe Kosova në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe mos të ofendojnë media dhe gazetarë.

Njëkohësisht informojmë opinionin se Bashkimi Demokratik për Integrim respekton fjalën e lirë, pasi vlerësojmë se korrektori kryesor demokratik i pushtetit është media e lirë dhe e pavarur që e thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. I bëjmë me dije opozitës që, duke shpif për media dhe gazetarë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, nuk i bën nder askujt përveç shefave me qendër në Moskë dhe Beograd.

Lufta hibride e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën tashmë po kalon çdo parashikim për fushatë të pistë të opozitës, andaj i bëjmë thirrje opinionit të verifikojnë çdo lajm dhe informatë që vjen nga i ashtuquajturi “Koalicioni Vlen”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share