Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup tashmë do të funksionojnë si një e vetme.
Ky vendim është marrë sonte pas mbledhjes që ka pasur BDI me degët e Shkupit, teksa më të njejtën do të udhëheq Bekim Neziri.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetarët e degëve të Shkupit, deputetët e njesisë zgjedhore 1 dhe 2 si dhe anëtarë të këtij organi.
Ky riorganizim sipas BDI-së vjen për të pasur efikasitet më të madh organizativ si dhe hapësirë më të madhe prioritare për të rinjtë. /tvklan.mk