Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbledhur kryesinë e partisë sot në selinë qendore në Tetovë.
Ish-ministri, Artan Grubi para mediave tha se BDI nuk është parti që destabilizon, mirëpo në mënyrë demokratike do të mbrojnë legjitimitetin e shqiptarëve.
“Destabilizimi nuk është pjesë e agjendës së BDI-së, mirëpo BDI është parti që me metoda demokratike shpreh qëndrimet e veta. Protestat janë metoda demokratike, ndaj të shohim se për çka do të flasim sot. Do të vendosim në kryesinë qendore se si do të veprojmë tutje”, tha Grubi.
Nënkryetari BDI-së, Arbër Ademi në prononcimin e tij për media tha se protestat janë në agjendën e partisë, mirëpo ende nuk është vendosur në organet partiake për fillimin e të njëjtave.
“Protestat janë pjesë e agjendës së Bashkimit Demokratik për Integrim, por ende nuk janë të shqyrtuar në organet partiake se kur dhe si do të mbahen të njëjtat. BDI është parti e pavarur dhe autonome e cila vetë e cakton agjendën e saj politike, duke paraprë se cilat vendime politike janë të rëndësishme për një momentum të caktuar”, theksoi Ademi.
Sipas deklaratave u tha se grupi parlamentar i Frontit Europian është i kompletuar dhe funksionin pa problem. /tvklan.mk