BDI konfirmon listat për deputetë dhe mbështetjen për Frontin Europian e kandidaturën e Osmanit për president

Në një mbledhje të rëndësishme sot në Tetovë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim ka konfirmuar listat e kandidatëve për deputetë dhe mbështetjen e tyre për Frontin Europian. Kryetari Ali Ahmeti ka theksuar angazhimin e partisë për të forcuar integrimin europian dhe për të luftuar ndikimet e jashtme në vend dhe rajon.

Programi i koalicionit përfshin ndryshime kushtetuese dhe një luftë të pakompromisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke u shprehur të vendosur për të ndjekur një rrugë të qartë drejt progresit dhe stabilitetit. Këshilli ka shpallur gjithashtu mbështetjen e tyre të plotë për kandidaturën e Bujar Osmanit për president.

Listat e kandidatëve të përzgjedhur për deputetë, për zonat zgjedhore janë konfirmuar nga Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, të cilat u prezantuan nga kryetari Ahmeti, që përfshijnë:

Zona e I-rë zgjedhore, bartës liste Blerim Bexheti
Zona e II-të zgjedhore, bartës liste Sadulla Duraku
Zona e III-të zgjedhore, bartës liste Sulejman Baki
Zona e IV-të zgjedhore, bartës liste Enver Husein
Zona e V-të zgjedhore, bartës liste Ziadin Sela
Zona e VI-të zgjedhore, bartës liste Ali Ahmeti

BDI fton anëtarët dhe qytetarët të bashkohen në mbështetjen e Frontit Europian dhe të kontribuojnë në rrugëtimin e vendit drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe të integruar në kontekstin europian./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu

Mbërrijnë shtetasit e evakuuar nga Tel Avivi

Qeveria: Të gjithë shtetasit e regjstruar të vendit tonë janë evakuuar nga Izraeli Përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar ngaRepublika e Maqedonis së Veriut, gjatë ditës së djeshme, të gjithëqytetarët e mbetur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilëtkërkuan ndihmë për t’u larguar nga Izraeli, u evakuuan me suksesdhe u kthyen në vend. Duke pasur parasysh aktivitetet e vazhdueshme luftarake në disazona në Izrael, siç thonë nga qeveria, gjatë javës së kaluar, përpjekjet e mëparshme për të siguruar një fluturim nga Tel Avivi kanë qenë të pasuksesshme. Kjo sepse siç thuhet, asnjë kompaninga rajoni nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një fluturim tëbesueshëm dhe të sigurt dhe t’i përgjigjet kërkesave të qeverisë.Shpenzimet financiare për transportin e qytetarëve të evakuuar, sipas vendimit të Qeverisë, mbulohen nga rezervat e Buxhetit tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut.…
Më tepër
Total
0
Share