BDI: Kompania e preferuar serbo-bullgare e Izet MegaWin Mexhitit, 7 vjet ilegalisht organizon internet bixhoz

Bashkimi Demokratik për Integrim për dy ditë me rradhë po zbardh skandalin më të madh korruptiv të kompanisë së preferuar serbo-bullgare të Izet MegaWin Mexhitit për lojëra të fatit.

Zbuluam që monopoli i bixhozit në shtet i kontrolluar nga kompania private serbo-bulgare e ka finansuar drejtorin e ri të Lotarisë Klimovski me mbi 140.000€, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milion Euro në kurriz të shtetit dhe qytetarëve.

Gjithashtu zbuluam që këtë përfitim, kompania e preferuar serbo-bulgare e Izet MegaWin Mexhitit dhe Arben Taravarit, e ka arritur me një Kontratë tërësisht joligjore.

Sot, ju njoftojmë për skandalin e rradhës dhe të gjitha këto kanë vlerë qindra milion euro të keqpërdorimeve. Qeveria, me nxitim për të rivendosur dhe siguruar monopolin e kazinosë serbo-bullgare, e urdhëruar nga pronari serb, miratoi në Kuvend një interpretim autentik që nxorri në sipërfaqe gjithë kriminalitetin e sponsorëve të Izet MegaWin Mexhitit.

Vini re absurdin, Deputetët kërkuan interpretim të nenit 7 të ligjit për lojërat e fatit, ndërsa Qeveria iu përgjigjë duke interpretuar nenin 165 si dispozitë kalimtare e të njejtit ligj.

Përkundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 87 të vitit 2011 dhe nr. 156 të vitit 2019 si dhe në opinionet e shumta paraprake të Ministrisë së Financave dhe qeverisë si dhe të opinionit ekspert, Qeveria dhe Kuvendi monetnik, vendosën arbitratisht që askush, asnjë kompani, nuk ka patur të drejtë të organizojë internet lojëra të fatit që nga 1 janari i vitit 2017.

Ky interpretim autentik nga 13 gushti i vitit 2024, njoftoi se kazinoja e preferuar serbo-bullgare e Izet MegaWin Mexhitit, ka organizuar në mënyrë tërësisht të paligjshme lojëra të fatit online përmes platformës së tyre të internetit 2win.mk, nga 1 janari 2017, kur qeveria është udhëhequr nga VMRO DPMNE, deri në vitin 2024, duke e dëmtuar shtetin për dhjetëra milionë euro.

U bëjmë thirrje institucioneve, prokurorisë, policisë finansiare, ministrisë së brendshme, komisionit kundër korrupsionit, që të veprojnë menjëherë.

Në mbrojtje të kompanisë private serbo-bulgare del vetëm VREDI për arsye se Izet MegaWin Mexhiti bashkë me Arben Taravarin janë vënë në shërbim të plotë monopolit të kompanisë private serbo-bulgare dhe drejtorit të Lotarisë Aleksandar Klimovskit në industrinë e bixhozit sepse finansohen nga paratë e tyre të pista.

Vredi i mashtroi shqiptarët, emëroi Amet Miftarin zëvendës drejtor në Lotari, nuk e mbylli asnjë kazino, bastore, slot klube, as edhe online lojërat e fatit, votoi kundër mbylljes së tyre në Kuvend dy herë rradhazi dhe vazhdon ti shërbejë verbësisht industrisë së bixhozit” – thuhet në pres konferencën e BDI-së, Kreshnik Bekteshi. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share