BDI i reagon Mickoskit: Retorika antishqiptare nga rënia në sondazhe

“Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorikë antishqiptare”. Kështu thonë nga BDI në një reagim ndaj kreut të VMRO-së, Mickoski, i cili kundërshtoi gjatë ditës së sotme ndarjen e mjeteve nga buxheti i shtetit për investime në Likovë, duke shtuar se qeverinë e drejton BDI e jo LSDM.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon retorikën antishqiptare të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski me të cilën kërkon dobësimin e përfaqësimit politik dhe defaktorizimin e shqiptarëve në vend. Në 2022, akoma kemi udhëheqës politik në Maqedoninë e Veriut të cilët vazhdojnë të tregojnë mosrespekt ndaj vullnetit të shprehur të qytetarëve shqiptarë për përfaqësimin e tyre politik me qëllim të fitojnë në mënyrë të dëshpëruar ca vota ekstremiste në hijën e popullaritetit të tij në rënie. Deklarata e sotme është demonstrues i tendencës së Mickoskit se i do shqiptarët e pafuqishëm, të pazëshëm, të pafaktorizuar, në shërbim të tij dhe të agjendave të tyre monoetnike, antieuropiane dhe antiamerikane”, thuhet në reagimin e BDI-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share