BDI: Humbësit që tradhtuan votën shqiptare, korrupsionin dhe paaftësinë e mbulojnë me akuza shpifëse!

Koalicioni humbës i partive shqiptare në vend se të përgjigjen për tradhëtinë, gënjeshtrat e përditshme, dështimet katastrofale, servilitetin dhe paaftësinë e tyre, vazhdojnë paturpësisht me komunikata shpifëse dhe të pabazuara për të mbuluar tradhëtinë më të madhe ndaj kombit shqiptar në historinë e këtij vendi – thonë nga BDI-ja duke iu kundërpërgjigjur akuzave të koalicionit VLEN.

Sipas integristëve, partitë e koalicionit VLEN kanë humbur zgjedhjet dhe tani, sic thonë, veprojnë si vasalë dhe shërbëtorë të interesave të të tjerëve për ta poshtërsuar kombin shqiptar. Sipas BDI-së, që të gjithë kanë qenë partnerë të koalicionit ose pjesë e jona, nga i pari, deri te i fundit.

“Izet Mexhiti: Njihet për korrupsion masiv dhe marrjen e apartamenteve në çdo ndërtesë ilegale në Çair, ndërtimet dhe uzurpimet joligjore si dhe për emërimin e familjarëve të tij në poste drejtuese të institucioneve shtetërore. Arben Taravari: Skemat e korrupsionit gjatë kohës së tij si kryetar i Gostivarit janë të njohura për të gjithë, por edhe si ministër, përfshirë listën pozitive të ilaçeve, aparaturat dhe pajisjet, parkingjet e planifikuara, si dhe çdo tender tjetër në shëndetësi, përfshirë edhe shtëpitë e “dhuruara” në Shkup e Gostivar. Bilall Kasami: Çdo gjë që ai prek, e ngjit me korrupsion. Projektet pa buxhet, pagat që nuk i ka dhënë, punët pa projekte dhe pa leje, reketimi i bizneseve në Tetovë, janë vetëm disa nga aferat e tij që dëshmojnë për korrupsionin e tij të shfrenuar”, thanë nga BDI.

Sipas BDI-së, Qytetaret duhet të jenë të vetëdijshëm për të vërtetën dhe të mos bien pre e manipulimeve dhe shpifjeve të tyre. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share