BDI: Hipokrizia e “S’Vlen” ndaj Diasporës Shqiptare

“Mirë se vini bashkëatdhetarë!” – Thirrje të zbrazëta nga një qeveri që, me vendime politike, ka fshirë ekzistencën dhe rëndësinë e diasporës shqiptare.

Kjo qeveri njëetnike nuk nguroi të manipulojë formulën e llogaritjes për shqiptarët, duke ulur përqindjen nga 29.4% në 24.5%, vetëm sepse refuzoi të përfshijë regjistrimin historik të diasporës në censusin e fundit.

Ky vendim ka pasoja të drejtpërdrejta:
• Reduktimi i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike, duke përfshirë administratën shtetërore dhe organet vendimmarrëse.
• Shkurtimi i buxhetit për komunat shqiptare, pasi ndarja financiare nga buxheti qendror tani bazohet në një përqindje të ulur të popullsisë.
• Pakësimi i numrit të këshilltarëve komunalë në komunat shqiptare, duke cenuar zërin e komunitetit tonë në nivel lokal” – thuhet në kumtesën e BDI.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share