MERKO NUK PËRJASHTOHET, “NGRIHET” ROLI I TIJ NË PARTI
Ramiz Merko nuk përjashtohet nga BDI-ja, por aktiviteti I tij partiak është “ngrirë” derisa instiucionet e hetuesisë të verifikojnë konstatimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, deklaroi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, njofton KlanM.
Ai ka bërë thirrje që të ketë hetime për të gjitha partitë politike dhe funksionarët publik, pasi, sic tha, vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet korrupsioni dhe keqpërdorimet për qëllime partiake.
“BDI kërkon që institucionet menjëherë të hapin hetime për Ramiz Merkon për të gjitha konstatimet dhe informacione që dalin nga Departamenti i SHBA-ve. BDI e pranon kërkesën për ngrirjen e anëtarësisë së Ramiz Merkos në organet e udhëheqësisë në parti. BDI i ndërpret të gjitha aktivitetet zgjedhore ne Strugë derisa nuk krijohen kushte të reja për këtë. BDI kërkon nga të gjitha institucionet në bashkënumin me komunitetin ndërkombëtar të hapin hetime të tilla për të gjitha partitë politike duke filluar nga kryetarët e partive deri te eshalonet më të ulëta” – tha Bujar Osmani.
Ekipi amerikan për luftë kundër korrupsionit, në fund të vitit të kaluar qëndroi në Shkup dhe pas një skanimi të shkurtë të situatës në Maqedoni të Veriut u kthye në SHBA.
Gjashtë muaj më vonë, sic njofton KlanM, nisi t`i publikojë masat e para, duke bërë me dije se atë që e kanë premtuar do ta respektojnë deri në fund.
Para se ta marrë detyrë ambasadore amerikane në Shkup, Ambasadorja aktuale, Anxhela Ageler gjatë një fjalimi në Kongres tha se prioriteti gjatë mandatit të saj do të jetë nxitja e luftës efikase kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/