BDI feston edhe në Çair, Izet Mexhiti mungon

AHMETI: LIDHNI RRIPIN E SIGURISË DHE RRESHTOHUNI PAS MEJE

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, në rrolin e organizatorit kryesor…

E edhe pse ngjarja zhvillohej në komunën ku ai ishte për tre mandate kryetar, Izet Mexhiti nuk ishte prezent. Ashtu siç paralajmëruan, edhe pse ishin të ftuar, në këtë ngjarje nuk u shfaqen as opozita shqiptare e nuk pati as përfaqësues të VMRO DPMNE-së.
Për festën e 20 vjetorit të themelimit të BDI-së, tavolinat e para ishin të rezervuara për kreun e partisë dhe mysafirët, e në mesin e tyre ishte edhe ish Kryeministri dhe ish Kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.

Skena ishte e rezervuar vetëm për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. E ai dërgoi mesazhe të rëndësishme për politikat shtetërore dhe për planet e partisë në të ardhmen.

Instalimin e linjave të kuqe për partinë tonë që janë: Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë. Nga këto linja të kuqe, kthim pas nuk ka dhe kush do partneritet me ne, duhet të respektoi këto parime.
09:51- Ky 20 vjetor i dedikohet dy dekadave të ardhmërisë dhe prandaj, kush është gati dhe i përgatitur për këtë udhëtim, le të lidh rripin e sigurisë dhe le të rreshtohet pas meje, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti
Përveç Mexhitit, në ngjarjen përmbyllëse të festimit të ditëlindjes së partisë, nuk u shfaq as Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share