Bashkimi Demokratik Për Integrim sot festoi 22 vjetorin e themelimit si subjekt politik, ndërsa lideri i saj Ali Ahmeti vijon të mbetet lider i pathyeshëm i kësaj partie. Duke elaboruar rrugëtimin e mbi dy dekadave të kësaj partie kreu i saj Ali Ahmeti numëroi dhe radhiti të arriturat partiake dhe politike për shqiptarët në RMV, duke i dhënë theks të veçantë pozicionimit politik të shqiptarëve në digasteret më të larta shtetërore siç është edhe kryeministri.
Në planin e jashtëm dhe të brendshëm shoqëror BDI ka meritat e saja edhe në tri marrëveshjet kryesore të shtetit, asaj të Ohrit, të Prespës dhe marrëveshjes me Bullgarinë tha Ahmeti duke folur edhe mbi çështjen aktuale politike në shtetin tonë, siç tha ai dikush mund të ketë mandat për të formuar qeveri por nuk mund të ketë mandat të vendosë se kush do t’i përfaqësoj shqiptarët në atë qeveri.
Ai nuk harroi të përmend edhe një nga projektet kryesore koridorin e 8-të, ndërsa ftoi institucionet që të luftojnë korrupsionin dhe të hapet vetingu për të gjithë funksionerët dhe ish-funksionerët./tvklan.mk