BDI: Do të “shuhet” apo do të “rindizet” zjarri?!

NESËR BDI MBLEDH KËSHILLIN E PËRGJITHSHËM

Nesër në Tetovë, BDI mbledh Këshillin e Përgjithshëm ku duhet të zgjidhen organet partiake. Kjo mbledhje vjen pas letrës së hapur të disa zyrtarëve të kësaj partie që kishin shprehur pakënaqësi nga puna e Ministrave të BDI-së në ekzekutiv por edhe për shkak të mosfunksionimit të trupave partiake.

Nesër më 15 Tetor, BDI mbledh Këshillin e Përgjithshëm ku në rend dite do të jenë tri pika të rendit të ditës, konstituimi i Kryesisë partiake, zgjedhja e organit mbikqyrës të Këshillit të Përgjithshëm si dhe shpallja e zgjedhjeve në Forumin Rinor të partisë dhe në këshillat dhe dëget lokale. Çështja që shtrohet në opinion është nëse do të “shuhet” apo do të “rindizet” zjarri nga I ashtuquajturi “Grupi I zjarrit” në BDI.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nesër pritet të ulet në një tavolinë me Izet, Mexhitin, Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin, Nevzat Bejtën, Sadulla Durakun e të tjerë, të cilët kishin kërkuar llogaridhënie për përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv në krye me Zv/Kryeministrin e Parë, Artan Grubin.

Në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së pritet që formimi dhe puna e organeve të rezultojë me analiza dhe vendime për të ardhmen. Kjo vjen si rezultat I letrës së hapur që I ashtuquajturi “Grupi I Zjarrit” ia dërgoi Ali Ahmetit duke shprehur pakënaqësi nga puna e Zv/Kryeministrit Grubi dhe mosfunksionimit për një periudhë të gjatë të trupave partiake.

Derisa pritet që të vazhdojnë përpjekjet e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, që sërish të rikthehet uniteti partiak, nuk përjashtohet mundësia që ‘Grupi I Zjarrit” të veprojë si fraksion e që mund të shkaktojë jostabilitet në shumicën parlamentare.

Aq më tepër pjesëtarët e këtij grupi sot nuk kanë marrë pjesë në takimin konsultativ në selinë e BDI-së në Recicë të Vogël. Merret vesh se arsye e pakënaqësisë është një listë jozyrtare me emra që do të përbëjnë ekipin e nënkryetarëve të partisë. Në këtë listë të nënkryetarëve lakohen emrat e Izet Mexhitit, Arta Bilallit, Arbër Ademit dhe Bajram Rexhepit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share