BDI: Deshi apo jo LSDM dhe VMRO, presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se deshi apo nuk deshi VMRO-DPMNE dhe LSDM, presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend.

Nga BDI thonë se të njëjtat parti ishin kundër kryeministrit të parë shqiptar, mirëpo i njëjti sipas tyre sot është realitet.

“VMRO dhe LSDM tashmë janë bashkuar kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian për zgjedhjen e presidentit në Parlament, si pikë kryesore e Platformës që lideri Ali Ahmeti e theksoi në promovimin e dr. Bujar Osmanit për president shteti. Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian i përkujton dy partitë e lartpërmendura se, ashtu siç u bë Kryeministri i parë shqiptar, do të bëhet edhe Presidenti i parë shqiptar”, thonë nga BDI.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share