BDI dega komuna e Zhelinës: Kryetari në ikje bën shkelje flagrante të procedurave, ku do të shitet toka publike me vlerë 5 milion denarë

“Shkelje flagrante të procedurave, vetëm e vetëm që të kalohen pikat përmes të cilave do të shitet toka publike dhe të shmanget llogaridhënia për borxhin e krijuar, i cili e tejkalon vlerën prej 5 milionë eurosh!
Kjo është shkelje e ligjeve në dëm të qytetarit dhe në dobi të xhepit të kryetarit në ikje.

Sot, më 26.03.2025, u mbajt një seancë e pazakontë e Këshillit Komunal, e thirrur nga Kryetari i Komunës në ikje, pa pëlqimin e Kryesuesit, që është në kundërshtim me procedurat ligjore.

Pas një vonese prej 40 minutash, Kryesuesi i Këshillit informoi këshilltarët për shkeljen dhe u largua nga salla bashkë me disa anëtarë.
Megjithatë, Kryetari arriti të rikthejë disa këshilltarë dhe seanca vazhdoi pa legjitimitet të plotë, duke mos qen prezent kryesuesi i këshillit!

Shqetësuese mbetet fakti se kjo shkelje ka ndodhur për shkak të pikave që lidhen me SHITJEN E TOKAVE PUBLIKE, një çështje me interes të lartë publik.

Kërkojmë nga organet përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë dhe të mbajnë përgjegjës personat që kanë shkelur ligjin dhe rregullat e funksionimit institucional.

Tolerimi i veprimeve të tilla është rrezik për demokracinë lokale dhe një goditje ndaj transparencës e llogaridhënies” – thuhet në reagim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share