Faton Ahmeti nga BDI përmes një postimi në facebook njofton se BDI ka caktuar nënkryetarin, z. Bajram Rexhepi, shef të shtabit politik në Tetovë.
“Bashkimi Demokratik për Integrim cakton nënkryetarin, z. Bajram Rexhepi, shef të shtabit politik në Tetovë.
Së bashku me anëtarët e kryesisë së degës së Tetovës dhe shefin e shtabit politik në Tetovë, z. Bajram Rexhepi, zhvilluam konsultime dhe koordinime, rreth përbërjes së shtabit, agjendës dhe aktiviteteve gjatë periudhës që vijon!
Së bashku, do të ndërtojmë shtab gjithpërfshirës, i cili do të jetë i gatshëm dhe në funksion që t’iu përgjigjet sfidave politike në periudhën që vijon!
Së bashku, anëtarësisë dhe aktivistëve të BDI-së, përbërjen e shtabit do ua prezantojmë në tubimin solemn gjatë periudhës në vijim!
Së bashku, në fitoret e rradhës!” – ka shkruar Faton Ahmeti. /tvklan.mk/