THIRRJE INSTITUCIONEVE QË TË VEPROJNË MENJËHERË
Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar drejtorin e MEPSO-s Burim Latifin se ka shpenzuar mbi 15 mijw euro para tw buxhetit pwr tw blerw lule. Aktiviteti i parë i drejtorit të ri, kushëri i Xhentëlmenit Izet Mexhit sipas BDI-sw, para se të takohet me punonjësit e tij, është blerja e luleve.
BDI i ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë konform ligjit rreth punës së papërgjegjshme të drejtorit të MEPSO-së.
“Kuadër i partisë së Izet Mexhitit kushëriri i tij i parë, i cili në vend që të përgatitë sektorin e energjisë elektrike për dimrin e ardhshëm, bën tenderë për Hortikulturë. peisazhi, ose thënë në popull blen lule për një shumë prej mbi 1.000.000 denarë Aktiviteti i parë i drejtorit të ri, kushëri i Xhentëlmenit Mexhiti, para se të takohet me punonjësit e tij, është blerja e luleve. Kjo është një punë krejtësisht jo e përgjegjshme e një kompanie që ka si detyrë kryesore sektorin e energjisë, e jo blerjen e luleve për 15 mijë euro në një kohë kur qytetarët nuk mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Imagjinoni, MEPSO dhe Burim Latifi, në vend që të ndihmojnë qytetarët në sferën e varfërisë energjetike, paguajnë lule – trëndafila 9000 denarë për cope” – tha Fllanza Shatku. /tvklan.mk/