BDI akuzon Inspektoratin e Arsimit dhe Visar Ganiun për presion ndaj mësuesve, Ganiu: Shpifësit do t’i ndjek në mënyrë juridike!

BDI e dega Shutorizarës përmes një komunikate për mediat akuzon inspektoratin e arsimit për presion ndaj mësueseve dhe udhëheqësisë së shkollës duke penguar mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor, sipas tyre, kjo ndodhë me porosi të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiut.

 

BDI – Dega Shuto Orizare

Nëpërmjet kësaj letre ne si degë e BDI- Shuto Orizare dëshirojmë të ngrejmë zërin për padrejtësitë që po i bëhet egzekutivit të shkollës “26 korriku” nga inspektorati i arsimit ku çdo ditë bëjnë presion me prezencën e tyre në shkollën e  Komunës tonë dhe e gjithë kjo e porositur nga kryetari i Komunës së Cairit, Visar Ganiu nëpermjet vëllaut të tij ish drejtor të shkollës Driton Ganiu ku dyshohet edhe për keqpërdorim të buxhetit të po kësaj shkolle. Nëpërmjet kësaj deklarate i bëjmë apel inspektoratit të arsimit që mos të bëhet vegël e pushtetit posacerisht e Visar Ganiut dhe tëe bëjnë presione ndaj egzekutivit të shkollës komunale “26 korriku” dhe ti bëjnë dëmë të gjithë banorëve të komunës tonë posaçërisht nxënësve të shkollës vetëm për përfitime familjare duke dëshiruar që ta rikthejn vëllaun e tij si drejtor. 

 

Akuzave të kësaj i dege ju përgjigjet kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu. Ani në përgjigje për TV Klan Maqedoni akuzat i quan si të pavërteta dhe për të cilat thotë se do tju kundërpërgjigjet në mënyrë institucionale.

 

Visar Ganiu 

Çdo kund që përmendet emri im për diçka që nuk është e vërtet unë jamë i detyruar që të ndjek në mënyrë juridike shpifësit, duke ju drejtuar institucioneve përkatëse. 

Kujtojmë që drejtor në shkollën “26 korriku” për gjashtë vite ka qenë Driton Ganiu vllau i kryetarit të Komunës së Çairit për të cilin Visar Ganiu thotë që është diferencuar nga puna edhe pse ka pasur vendim pune.  Nderkaq autoritet komunale ne komunen e Shoto Orizarës thone se Vaniu eshte larguar nga posti i drejtoeit pasi kanë konstatuar keqperdorime nga ana e tij. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share