BBC: “Qatar 2022” – botërori më i mirë në shekullin e 21

78% E TË ANKETUARVE VOTOJNË PËR KATARIN

Në anketën e BBC-së, se cili Kampionat Botëror në Futboll ka qenë më I mirë në shekullin 21, madje 78% e pjesëmarrësve në anketë kanë votuar për Katarin. Turneu ku në finalen dramatike Argjentina mposhti Francën pas penaltive, fitoi bindshëm kurse asnjë Kampionat tjetër Botëror, nuk fitoi më shumë se 6% të votave.

“Ishte Kampionat Botëror përplot me shoke, kurse përfundoi me finalen ndoshta më të amdhe në histori. Maroku arriti në gjysmëfinale, Japonia bëri surpriza të mëdha, kurse Arabia Saudite shënoi fitore kundër Kampionavë të ardhshëm të botës” – shkruan BBC.

Vlen të përmendet se Televizioni Kombëtar britanik bojkotoi hapjen e Botërorit “Katar 2022”, kurse në disa transmetime kishte paralajmëruar për shkelje të të dejtave të njeriut dhe kjo e bën surprizë fitoren e Katarit në këtë anketë të BBC-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share