“PO PËRDOR HISTORINË DHE MIKPRITJEN PËR TË JOSHUR TURISTËT”
Një histori e trishtë e të shkuarës, por po aq me rëndësi humanitare, ka joshur median prestigjioze, BBC për t’i kushtuar një artikull. Po flasim për qytetin e Kukësit, që në vitin 1999 priti 400.000 shqiptarë të Kosovës në kulmin e luftës.
Por këtë mikpritje në një kohë kur edhe kufiri ishte i minuar, e bën akoma edhe më intyeresante në sytë e botës, fakti që vetë qyteti kishte vetëm 16.000 mijë banorë. Kjo bujari dhe gadishmëri, bëri që në 2000-shin, Kukësi të ishte qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel.
A mjafton kjo që ky qytet në verilindje të Shqipërisë, më pak i njohur, të nxisë turistë për të njohur më këtë histori? Banorët në Kukës shpresojnë që po. Me ndërtimin e aeroportit të ri të Kukësit, shtigjet e ecjes malore dhe reliket komuniste, banorët po i drejtohen historisë së tyre unike dhe bujarisë për të joshur udhëtarët e huaj.
Ndaj BBC ka zgjedhur të zbulojë, çfarë e bën të veçantë këtë qytet, që përveç historisë, po aq të veçantë ka edhe natyrën, duke nisur me Shishtavecin që është i bukur në verë por edhe në dimër, veçanërisht për skiatorët dhe alpinistët.
Ky është qyteti i aventurierëve, i atyre që duan historinë dhe kulturën, por dhe natyrën e bukur të paprekur, e këtë media britanike e zbulon për lexuesit e saj. /Tv Klan/