Rrjeti televiziv britanik BBC bëri një gjest të turpshëm ndaj Krijtijano Ronaldos, duke shkaktuar indinjatë të thellë tek tifozët dhe futbolldashësit e shumtë nëpër botë.
Pasi huqi penaltinë Ronaldo u pa duke qarë, kurse BBC-ja, pas xhirimit të përsëritur, me lojë fjalësh, publikoi “Misstiano Penaldo”.
Reagoi edhe kapiteni legjendar anglez Xhon Teri.
“BBC ky është turp” – shkroi Teri nëpër rrjetet sociale.
Fotot e Ronaldos duke qarë sot janë gjithkund nëpër internet. Shaka ka bërë edhe kompania ajrore “Ryanair”.
“Kur harrosh të bëjsh check-in online” – ka shkruar nga Ryanair, postim I cili ishte shikuar 1.6 milion herë.
Nëpërë rrjete sociale është prononcuar edhe Ronaldo.
“Momente që nuk mund të sqarohen. Të japim gjithcka nga vetja! Faleminderit” – ka shkruar Ronaldo.
Për mediat ai ka sqaruar lotët dhe ndjenjat gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes Portugali – Slloveni.
“Pikëllim i madh në fillim dhe gëzim i madh në fund, ky është futbolli. Pata mundësinë që ta sjell në avantazh ekipin, por nuk e bëra. Obllaku intervenoi shumë mirë, kurse unë gjatë gjithë vitit nuk kisha huqur penaltinë, deri në këtë moment. Lotët e mia? Madje edhe më të mirët kanë ditë të këtilla, isha i deprimuar dhe i pikëlluar për shkak se ekipit i duhej goli. Asnjëherë nuk kam patur frikë të kthehem kur bie dhe asnjëherë nuk do të më shihni duke u dorëzuar. Ky është Kampionati i fundit Evropian për mua dhe do të jap gjithçka nga vetja”
Golashënuesi I 130 golave në 211 ndeshje për kombëtaren portugeze, në EURO 2024 në 366 minuta ende nuk ka shënuar gol. Ka gjuajtur 20 herë drejt portës kundërshtare./tvklan.mk/