Bayern përgatit të realizojë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit

90 milionë euro, për Matthijs de Ligt, nga Juventusi

Pasi ka marrë Sadio Mane nga Liverpool-i, Bayern Munich duket se ka ndërmend ta përforcojë mbrojtjen me blerjen e mundshme të Matthijs de Ligt nga Juventusi.

Zonja e Vjetër nuk ka ndërmend ta lërë holandezin të largohet nga klubi për më pak se 70 milionë euro, me klauzolën e tij për prishjen e parakohshme të kontratës që është 120 milionë euro.

Pavarësisht rrogës së tij të lartë, gjigantët e Europës si Manchester City, Chelsea dhe Bayern Munich e kanë vënë në shënjestër qendërmbrojtësin holandez.

Sipas La Gazzetta dello Sport, bavarezët duket se janë të gatshëm të ofrojnë 75 milionë euro plus 15 milionë të tjerë në bonuse, duke tejkaluar kërkesat e bardhezinjve.

Nëse do ta reallizojnë blerjen, kjo do të ishte më e shtrenjta në historinë e Bayern Munich, që tani është klubi favorit për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Transferimi i tij i mundshëm në Munich do ta bënte atë goditjen e katërt në merkato për kampionët e Gjermanisë pas Mane, Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazraoui.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share