Bastisje në Veles, gjendet drogë dhe armë, arrestohen 4 persona

Tre persona janë arrestuar në Veles pasi gjatë një bastisje në shtëpinë e tyre u gjet drogë dhe armë.

“Më 10.6.2024 rreth orës 16:00 në Veles, oficerët e policisë nga Departamenti për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë nga SPB Veles arrestuan S.T. (49), L.L. (37), R.S. (32) dhe S.L. (29), të gjithë nga Velesi”, thonë nga MVPB.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e S.T. dhe L.L., e kryer me urdhër gjyqësor dhe në bashkëpunim me Njësinë e Qenve të Policisë, ku janë zbuluar R.S. dhe S.L., te S.T. janë gjetur dhe sekuestruar substancë e bardhëpluhur dhe një peshë digjitale, ndërsa te L.L. janë gjetur dhe sekuestruar substancë e bardhë pluhur, tableta ekstazi, dy peshë digjitale dhe një pistoletë “Ekol”.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndërmerren veprimet ligjore kundër tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share