Një person është arrestuar gjatë një aksioni policor kundër tregtisë me lëndë narkotike në rajonin e Kumanovës. Siç njoftojnë nga MPB, përcjell KlanM, aksioni është realizuar dje në fshatin Sllupçan.
“Më datë 02.03.2023 në ora 11:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar N.A. (19) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet marihuanë. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia