Sot (27.01.2024) zyrtarët policorë nga Seksioni për tregti pa leje dhe armë në SPB Kumanovë kanë ndaluar F.K. (21) nga fshati Llojan, rajoni i Likovës.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e vëllait të tij M.K. në Llojanë, i ekzekutuar me urdhër të gjykatës, aty është gjetur F.K dhe është gjetur një granatë dore dhe një armë”, thonë nga MPB.
F.K është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.