Bastisje në katër zona, vendoset 1500 pamflete me foton të terroristit të Banjskës në veri

Është arrestuar një person i mitur, pasi që është hasur nga Policia e Kosovës duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili ka thënë se i mituri është kapur në flagrancë pas mesnatës në veri ndërsa ngjiste “disa pamflete” që Policia thotë se nxitnin urrejtje.

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifikuar edhe katër persona të tjerë”, ka thënë Elshani.

Po ashtu, ai ka thënë se për këtë rast, përveç të miturit të kapur në flagrancë, janë ndaluar e intervistuar edhe tre persona të tjerë të mitur, kurse për të dyshuarin e pestë ka thënë se po punojnë “në drejtim të asaj që të intervistohet”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Përpos personit të parë që është arrestuar, tre të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Tre nga ta janë intervistuar, janë gjetur prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast. Përpos personit të parë që është arrestuar, 3 të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, shtoi ai.

Tre bastisje janë zhvilluar në Mitrovicën e Veriut, kurse një në Zubin Potok.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share