Bastisje në Gjorçe Petrov të Shkupit, arrestohet një person

Me datë 24.07.2023 në ora 20:15, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup, përcjell Klan M, kanë arrestuar F.G.(37) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e Gjorçe Petrovit, i kryer me urdhër të gjykatës, u gjet dhe u konfiskua marijuanë dhe një lëndë me pluhur të bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës” – thuhet në kumtesën e MPB-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share