Basketboll: Teuta tërhiqet nga Superkupa mbarëkombëtare

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj është tërhequr nga Superkupa mbarëkombëtare, gjysmëfinalet e së cilës luhen sot në Mitrovicë (Kosovë). Lajmin e konfirmoi Federata Shqiptare e Basketbollit, që ka sqaruar se arsyeja e tërheqjes është problemet shëndetësore që kanë patur lojtarët e këtij ekipi.

Presidenti i ekipit durrsak, Arqile Gorea, ka njoftuar FSHB-në për këtë tërheqjes të minutës së fundit. Në gjysmëfinale, Teuta kampione e Shqipërisë, duhej të luante ndaj Tiranës, e cila, pas tërheqjes së ekipit durrsak, është kualifikuar dirkt në finale.

Gjysmëfinalja tjetër e Superkupës është ajo mes dy skuadrave kosovare të Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Fituesja që do të dalë nga kjo përballje do të luajë me Tiranën. Ky event është pjesë e Ligës Unike në basketboll, turneu që bashkon skuadrat nga Shqipëria dhe Kosova.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share