Basketboll: Të shtunën KB ”Çair 2030” debuton në superligë

RAMADANI: AMBICJET – MBIJETESA NË SUPERLIGË

Këtë  fundjavë edhe  zyrtarisht  do të fillon kampionati i ri 2022/2023 në Superligën e baketbollit  ku  do të garojnë 12 ekipe  nբ mesin e të cilave edhe debutuesi Klubi i Basketbollit “Çair 2030”.

Trajneri i Klubit të Basketbollit “Çairi”, Erhan Ramadani për KLanMaqedoni konfirmoi se skuadra ka bërë përgatitje cilësore, është pëforcuar me disa basketbollistë amerikan dhe të vendit, kurse  përforcimi  fundit është amerikani Di Frenklin. Në ekip janë mbajtur edhe basketbollistët të cilët shënuan suksesin historik kualifikim në Superligën e vendit

Kemi filluar  me stervitje para një muajve dhe mendoj se jemi të gatshëm për sfidat që na presin në Superligë. Kemi marrë lojtar  nga  ShBA dhe 90 përqind të rosterit vjet që e kemi pasur  në Ligën e dytë është bërë një komponim i mire. Jemi një ekip e re dhe ambicjet tona për sivjet janë mbijetesa në Superligë dhe mendoj se do t’ia arrijmë qëllimit” – deklaroi Erhan Ramadani – trajner i KB ”“Çairi 2030”

Klubi i basketbollit “Çairi 2030”, në ndeshjen e parë kampionale është mysafire e  Kumanovës. Për shkak të atmosferës pozitive në ekip, shpresohet për një rezultat të mirë.

Kumanova është një ekip që ka kualitet, posaçërisht nëse e marrim parasysh se janë dy-tre lojtarë të cilët kanë përvojë të madhe në Superligë dhe jashtë vendit. Por mendoj se ne do ta shfrytëzojmë atë mundësinë tonë që e kemi, jemi ekip e re, këto djelomosha do të bëjnë maksimumin. Do të luajmë në mbrojtje, do të luajmë tranzicionin shumë më shpejt se ato . Me një fjalë mendoj se dëshira jonë do të jetë vendimtare” – deklaroi Erhan Ramadani – trajner i KB ”“Çairi 2030”

Skadra e  Çairit ndeshjet e para kampionale do t`i zhvillojë në palestrën sportive “Kale”, ndërsa nga java e pestë do të kthehen tek shtëpia e tyre, te palestra sportive “Shaban Tërstena”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share