Basketboll: Real Madridi zhgënjenë tifozët, basketbollisti amerikan Mike James i Monacos bëhet shënuesi më i mirë në Euroligë

Katër fitore të ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve të raundit të 28, të Euroligës së basketbollit për meshkuj, ku edhe ndodhën befasi sidomos në ndeshjen me e  kryesuesit të tabelës Real Madrid dhe skuadrës turke Fenerbahce që përfundoi me rezultatin 79-89.

Olympiakos vazhdon me fitore para  publikut vendas , kësaj radhe mundi skuadrën italiane Virtus Bologna ,e rezultat74-69. Fitore  në  cilësinë e vendasit kanë shënuar edhe Maccabi Tel Aviv  në përballjen me Zalgiris Kaunas me rezultat 83-76, Anadolu Efes  kundër ekipin gjerman Bayern me rezultat  109-86  dhe Monaco  ndaj ekipit serb Crvena Zvezda me rezultatin e sigurtë 98-80. Në këtë ndeshje basketbollisti amerikan Mike James ka shkruar historinë e Euroleague. Ai është bërë lojtari që ka realizuar më shumë pikë në turneun më të rëndësishëm europian të basketbollit. Me   20  pikët e shënuar  kundër  Crvena Zvezdës, ai arriti kuotën e 4,464 pikëve në total, në 271 ndeshje që ka luajtur në Euroleague. Një record  I  cili mbahej nga Spanoulis, duke lënë pas edhe mjaft yje të tjerë të basketbollit europian si Navarro, Llull e De Colo.

Pas  28  xhiorve  jo komplete  tabelën e kryeson Real Madridi me  22 fitore e 6  disfata e ndjekur  nga Barcelona  që ka 19 fitore e 9  humbje  dhe Monaco në vendin e tretë me 18  fitore e 10  disfata.

Rezultatet e raundit të 28-të

Olympiakos – Virtus Bologna   74-69

Real Madrid – Fenerbahce      79-89

Valencia – Barcelona   78-88

Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas 83-76

Monaco – Crvena Zvezda  98-80

Anadolu Efes – Bayern  109-86

Sonte  në progam janë tre ndeshjet e fudit të raundit të 28-të, takohen

Panathinaikos – Lyon-Villeurbanne

Baskonia – Alba Berlin

Milano – Partizan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share