Gjashtë fitore të vendasve dhe dy të atyre mysafire si dhe nje ndeshje e anuluar është epilogu i raundit të gjashtë në Euroligën e basketbollit për meshkuj. Ndeshja Maccabi Tel Aviv-Real Madrid është shtyrë për shkak të luftës në Izrael. Kreun e tabelës e mbajnë skuadrat spanjolle, ndërsa në takimet tjera kanë fituar ekipet favorite.
Barcelona në transfertë mundi 80-72 Panathinaikos, duke shënuar fitoren e pestë në sezonin e ri. Po 5 fitore ka edhe skuadra italiane e Virtus Bolonja, që para tifozëve vendas mundi turqit e Anadolu Efes me rezultatin 93-81.
Në mesin e ekipeve që kanë shënuar nga pesë fitore janë edhe Fenerbahce dhe Valencia Basket. Fenerbahce mundën në sekondat e fundit skuadrën greke Olympiacos me rezultatin 79-77, ndërsa Valencia Basket triumfoi nda Alba Berlin me rezultatin 79-71. Tetë ekipet më të mira shkojnë në fazën play off.
Rezultatet e raundi i 6-të
Crvena Zvezda – Bayern Mynih, 74-68
Fenerbahce – Olympiacos, 79-77
Zalgiris Kaunas – Villeurbanne, 88-91
Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, e shtyrë
Valencia Basket – Alba Berlin, 79-71
Armani Milano – Monaco, 66-72
Virtus Bolonja – Anadolu Efes, 93-81
Baskonia Gasteiz – Partizan Beograd, 84-83
Barcelona – Panathinaikos, 80-72