Basketboll: Real Madrid i vetmuar kryeson Euroligën

Pesë ndeshjet e xhiros së 15  të zhvilluara mbërëm në  Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve sollën tre fitore të ekipeve vendase dhe 2 të atyre mysafire.

Valencia pësoi humbje para  tiofozëve vendas me rezultatin 67-72 nga  Partizani i Begradit. Më efikas te  skuadra fituese ishin Zach LeDay dhe James Nunnally me nga 14 pikë, ndërsa te vendasit Chris Jones gjithashtu realizoi 14 pikë.

Kryesuesi në renditjen tabelore Real Madrid në Beograd Mundi Crvena Zvezdën me rezultat 72-58. Më efikas me 17 pikë të shënuara ishte Mario Hezonja i Real Madrit, ndërsa Mitroviq  me  14 pikë ishte më miri te vendasit.

Tre  skuadra  vendase Virtus Bologna, Maccabi Tel Aviv dhe Alba Berlin shënuan  fitore  kundër Olympiakos, Bskonia dhe Barcelonës.

Kryeson Real Madrid me 14 fitore e 1 humbje.

Rezultatet e  javës së 15-të

Valencia – Partizan 67-72

Virtus Bologna – Olympiakos 69-67

Maccabi Tel Aviv – Baskonia 89 – 81

Alba Berlin – Barcelona  74 – 70

Crvena Zvezda – Real Madrid 58-72

Sonte takohen:

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas

Monaco – Panathinaikos

Bayern – Anadolu Efes

Milano – Lyon-Villeurbanne

Lexo gjithashtu
Total
0
Share