Në Euroligën e basketbollit për ekipe janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së gjasht, ku ka disa befasi, zgjënjime por edhe emocione. Derbi I kësaj xhiroje u zhvillua në Barcelonë mes skuadrës vendase dhe skuadrës turke Feberbahçe e cila ishte mjaft dramatike gjatë gjithë ndeshjes. Pikët i fitoi skuadra vendase me një rezultat tejet të ngushtë 81- 80. Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Olympiakosit dhe Valencias por kësaj radhe fitues dole mysafirët me rezultatin 82 – 83.
Rezultatet komplete të xhiros së gjashtë:
Monaco – Crvena zvezda 85 – 77
Virtus Bologna – Lyon-Villeurbanne 79 – 84
Barcelona – Fenerbahce 81 – 80
Olympiakos – Valencia 82 – 83
Zalgiris Kaunas – Alba Berlin 88 – 81
Bayern – Anadolu Efes 81 – 78
Milano – Real Madrid 77 – 83
Panathinaikos – Partizan 89 – 91
Baskonia – Maccabi Tel Aviv 116 – 87
Pas kompletimit të xhiros së gjashtë tabelën e klasifikimit e kryesojnë Fenerbahçe dhe Monaco me nga pesë fitore e një humbje, para Baskonias, Olympiakosit, Barcelonës dhe Maccabi Tel Aviv që kanë nga katër fitore e dy humbje, ndërsa pozitën e shtatë dhe të tetë e mbanë Partizani dhe Alba Berlin me tre fitore e tre humbje, aq sa kanë edhe Real Madridi, Valencia, Milano, Zalgiris dhe Lyon-Villeurbanne . Tri pozitat e fundit i kanë Bayerni, Panathinaikosi dhe Crvenna Zvezda me nga një fitore e pesë humbje.
Xhiroja e shtatë do të zhvillohet të 9, 10, 11 Nëntor ( e mërkurë, e enjte dhe e premte)./KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani