Basketboll: Partizani fitues i edicionit të dytë të Ligës Unike për femra

Partizani i Tiranës është shpallur fitues i Ligës Unike në basketboll për femra. Partizani në finale që u zhvillua në qytetin e Vlorës mundi ekipin e Falamurtarit me rezultat 72-62

Kjo është hera e parë që një ekip shqiptar fiton Ligën Unike, në edicionin e saj të dytë. Faza finale e këtij turneut të nisur që në tetor me tre ekipe nga Shqipëria dhe tre ekipe nga Kosova , u zhvillua për dy ditë me radhë në Vlorë. Në vendin e tretë, doli Bashkimit pas fitores kundër Prishtinës 68-63.

SH.S. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share