Me ndeshjet e xhiros së 32-të zyrtarisht ka përfunduar pjesa e rregullt e Euroligës së basketbollit për meshkuj, edicioni 2022/2023, ku edhe janë mësuar tetë skuadrat që do të luajnë në play off për titullin kampion të këtij kompeticioni të garave. Ekipet e kualifikuara në çerekfinale janë: Olympiacos, Real Madrid, Barcelona, Monaco, Macabi Tel Aviv, Partizan Beograd, Zalgiris Kaunasdhe Fenerbahce
Në fazën e play off-it do të luhet me sistemin e eliminimit dhe ate më tej kualifikohet ekipi që do të fitojë dy nga tri ndeshjet që duhet të luhen.
Në pjesën e rregullt të këtij kompeticioni në basketboll i pari doli ekipi grek Olympiacos, që në ndeshjen e fundit shënoi fitore nga Baskonia me rezultat 86-78, që ishte fitorja e 23, po aq sa ka edhe skuadra e Real Madrid, që humbi kreun pas disfatës në transfertë nga Macabi me rezultat 100-96. Barcelona me fitoren kundër Valencias 85-71 renditet e treta.
Ndeshjet e “final four” do të luhen në Kaunas të Lituanisë, më datat 19-21 maj.
Rezultatet e xhiros së 32-të
Alba Berlin – Villeurbanne, 88-71
Crvena Zvezda – Fenerbahce, 91-89
Olympiacos – Baskonia Gasteiz, 86-78
Maçabi Tel Aviv – Real Madrid, 100-96
Virtus Bolonja – Armani Milano, 89-84
Anadolu Efes – Monaco, 87-72
Bayern Mynih – Zalgiris Kaunas, 80-83
Partizan Beograd – Panathinaikos, 83-81
Barcelona – Valencia Basket, 85-71
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/