Basketboll: Kompletohet java e dytë e Euroligës

Euroliga e basketbollit për ekipet evropiane ka vazhduar edicionin 2022/2023 me ndeshjet e xhiros së dytë, ku kanë dhuruar edhe  befasi por edhe spektakël mes ekipeve siç ishte rasti në ndeshjet Valencia – Lyon-Villeurbanne e cila ka përfunduar me fitoren e ekipit mysafirë me rezultatin 76 – 77. Baskonia ka shënuar fitore ndaj Partizanit me rezultatin 103-96 pas lojës shtesë. Pas lojës shtesë në transfertë fitore ka shënuar Alba Berlin në përballjen me ekipin Milano 80-74. Lideri në tabel Fenerbahçe me rezultat të sigurt 86-71, ka mundur Macabbi Tel Aviv, ashtu si edhe Olympiakos që ka shënuar fitore 90-80 ndaj Zalgiris Kaunas. Një ndeshje dramatike është zhvilluar  mes dy skuadrave spanjolle  Barcelona – Real Madrid, e cila ka përfunduar me rezultat të ngushtë për katalonasit  75-73.

Java e tretë e Euroligës në basketboll do të zhvillohet më 18 dhe 19 tetor.

Rezultatet e raundit të dytë:

Valencia – Lyon-Villeurbanne  76 – 77

Baskonia – Partizan 103 – 96

Milano – Alba Berlin  74 – 80

Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv  86- 71

Olympiakos – Zalgiris Kaunas 90 -80

Barcelona – Real Madrid 75 – 73

Virtus Bologna – Bayern 66 -63

Crvena zvezda – Panathinaikos 75 – 77

Monaco – Anadolu Efes  95 – 92

Pas dy xhirove të zhvilluara  tabelën e kryesojnë   Fenerbahëe, Olympiakos,Monako, Alba Berlin dhe Baskonia me nga dy fitore . Ndërsa  katër ekipet e fundit Valencia, Crvena Zvezda, Bayerni dhe Partizani  nuk kanë shijuar firoren në edicionin e ri.

Gazetar: Shaban Sinani

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share