Basketboll: Kompletohet java e 25-të e Euroligës

Pesë fitore të vendasve dhe katër e atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve të xhiros së 25-të në Euroligën e basketbollit për ekipe të meshkujve . Tabelën e kryeson skuadra greke Olympiakos me 18 fitore e 7 disfata e ndjekur nga Brarcelona me 17 fitore e 8 humbje, Reali i Madri ka 17 fitore e 7 disfata dhe ndeshje më pak.

Në ndeshjete javës së 25-të Olympiakos në transfertë ka mundur Valenician me rezultat 92-85. Fitore në cilësinë e mysafirit kanë shënuar Fenerbahçe ndaj Partizanit në Beograd, Alba Berlin kundër Crvena Zvezdës gjithashtu në Beograd dhe Anadolu Efes kundër Lyon Villeurbanne

Rezultatet e xhiros së 25-të

Partizan – Fenerbahce 94-97

Real Madrid – Zalgiris Kaunas 96-69

Milano – Panathinaikos 78 – 76

Maccabi Tel Aviv – Bayern 90-82

Crvena zvezda – Alba Berlin 72-87

Lyon-Villeurbanne – Anadolu Efes 89-90

Valencia – Olympiakos 85-92

Virtus Bologna – Baskonia 88-83

Barcelona – Monaco 80-70

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share