Basketboll: Fitore me rëndësi të madhe për ekipin “Çairi 2030”, kundër Euro Nikel 2005 në Kavadar

Në një dramatike dhe me kthesa të shumta ekipi i basketbollit “Çairi 2030” që drejtohet nga  trajneri Erhan Ramadani, në palestrën sportive “Jasmin” në Kavadar ,mundi klubin e basketbollit “Euro Nikel 2005” pas kohës shtesë me rezultatin  94-93, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultatin 82-82. Ishte kjo një ndeshje  që direkt vendoste se cila nga këto dy skuadra do të pozicionohet  në pozitën e katërt në renditjen e tabelës që ka rëndësi të madhe për fazë e play off-it.

Pas kësaj fitoreje më rëndësi të madhe trajneri Erhan Ramadani në fejsbuk ka shkruajt

Teren i vështirë, ndeshje dramatike mirëpo luftuam deri në fund dhe e morëm fitoren që e merituam. Lëvdatat dhe meritat shkojn për çdo lojtar,për stafin e trajnerëve si dhe për publikun tonë që këtë mbrëmje gjithë së bashku lam zemrat në teren. Kjo fitore e hap rrugën që ta përfundojmë sezonën e rregullt në Top 4”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pë ndeshjen e  fundit të sezinit të rregullt të kampionatit, trajneri Ramadani ka shkruajt. “Ndeshja e fundit e sezonit të rregullt zhvillohet javën tjetër ku në palestrën tonë SHABAN TËRSTENA presim Ohrin. Me mbështetjen e lojtarit tonë të gjashtë, në shtëpinë tonë, jemi të bindur që do të festojmë fitoren gjithë së bashku”.

Rezultate e tre ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë

Euro Nikel 2005 – Çairi 2030      93:94

Gostivari  – Kozhufi    104:73

Feniksi 2010  – Rabotniçki       69:98

Тabela: Rabotniçki 38 pikë, 2. MZT Skopje 36 (-1), 3.Çairi  2030 35, 4.Pelisteri 34 (-1), 5. Euro Nikel 2005  34, 6. TFT Mocart  33 (-1), 7.Feniks 2010  32, 8.Gostivari 29, 9.Kozhufi 26, 10. Ohri 25 (-1), 11. Naviko Ak.FMP 24 (-1), 12.Vardari  23 (-1); /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share