Basketboll: “Çairi 2030” – TFT Skopje hapin siparin e javës së dytë

Sezoni vjeshtor i kampionatit në Superligën e basketbollit vendor vazhdon me ndeshjet e javës së dytë. Sipari i xhiros së dytë të sezonit vjeshtor e hapet me ndeshjen “Çairi 2030” – TFT Skopje, që luhet në Qendrën Sportive “Kale” në Shkup me fillim në ora 17:00.

Skuadra e basketbollit “Çairi 2030” që drejtohet nga trajneri Erhan Ramadani pas fitores në ndeshjen debutuese kundër Kumanovës në transfertë të enjten përherë të parë para tifozëve vendas do të sfidon skuadrën TFT Skopje.

Ekipi i motivuar nga fitorja e parë do të japin maksimumin edhe në këtë sfidë për të dëshmuar se jo rastësisht janë pjesë e Superligës.

“Jemi përgadit për ndeshjen e nesërme. Do të jetë ndeshje pak më e forte se ndeshja e parë, për arsye se TFT-ja kanë ekip dhe rotster pak më të gjatë dhe më të mire. Duke marrë para sysh se TFT-ja merrë pjesë edhe në Champions Ligë dhe në ABA 2, janë ekip më e forte se Kumanova, por te ne dhe lojtarët tanë mbizotëron një harmoni pas fitores së parë kemi motivacion, jemi të përgatitur dhe mendos se me lojë të mirë edhe nesër do të shkojmë për fitore“, deklaroi trajneri Erhan Ramadani.

Në ndeshjet tjera të javës së dytë takohen: Pelisteri – Rabotniçki, Kozhufi – Strumica, Euro Nikel – Kumanova, Feniks – Naviko Akademija FMP dhe MZT – Gostivari e Aero./KlanMacedonia

Gazetar: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share