Klubi i Basketbollit Çairi 2030 e ka nisur me fitore fazën çerekfinale të play off-t, pasi mbrëmë në palestrën “Shaban Tërstena” më një lojë ku kishte kthesa të shumta një lojë sonte mposhti TFT-n me rezultatin 81:78.
Kuadra mysafire TFT kishte epërsi deri në minutën e 38-të, megjithatë më pas basketbollistët e Çairit u rikthyen në lojë dhe administruan takimin duke fituar në fund me 3 pikë epërsi.
Më meritorë pët triumfin e Çairit ishte Robi me 20 pikë të shënuara, ndërsa për miqtë me lojë të mirë u dallua Virc i cili realizoi 17 pikë.
Pas kësaj fitore trajneri Erhan Ramadan, në faqen e të fejsbukut ka shkruajt
“Dramë, emocion, pasion, dashuri,luftë të gjitha këto ndjenja i dhuron vetëm ÇAIRI YNË. Kjo fitore i dedikohet PUBLIKUT TONË sepse ju e sollët FRYMËN E FITORES. Çdo fjalë është e tepërt,BETEJA u fitua kurse LUFTA vazhdon”. /TvKlan.mk